Lajme Shqip Wednesday, 21 August 2013 12:32

Tiranë- Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka mbajtur mbledhjen e radhës së qeverisë. Gjatë fjalës së tij, ai ka thënë vendi ynë bëhet i pari në rajon, i aftë të prokurojë me institucionet e veta fondet e vëna në dispozicion nga BE.

“Ne jemi vendi i parë në rajon që të kualifikon administratën e vet për të marrë përsipër prokurimet e fondeve të BE në përputhje me standardet e KE-së. Për këtë qëllim janë ngritur njësitë përkatëse, më e madhja është në MF, por krahas saj funksionojnë njësitë në të gjitha ministritë e linjës, të kualifikuara dhe më së fundi të certifikuara nga vetë ekspertët e fushës së KE”, tha Berisha.
Ai ka thënë se vendi mund të mos e marrë statusin e vendit kandidat për në BE, për pushimet nga puna të administratës, që sipas tij do të bëhen nga qeveria e re.
“Mbetet problem serioz faktorin kushërirë që drejton tenderin e fshesës ndaj administratës, është zgjedhur me përparësi të madhe dhe imagjinoni një investim kolosal që është bërë të futet në rrethin e kuq pa u ulur akoma dhe të zëvendësohet me njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë project. Kjo do të thotë se vendi mund të marrë statusin, mund të mos përfitojë fondet që rrjedhin nga marrja e tij. Kërcënimi është shumë serioz, por e rëndësishme është që kjo përbën arritje të madhe për vendin”- tha Berisha, raporton Tema.
Në fund, ai nuk mund të mos komentonte edhe mbledhjen e kryeministrit në ardhje, Edi Rama.
“Ju këshilloj të niseni për në Vlorë, por mos harroni të merrni edhe rrobat e banjos me vete”, e mbylli Berisha