Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 16:49

Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë jan në nivel të lartë, por dy vendet duhet t’i avancojnë edhe raportet ekonomike, konstatuan kryeministrat e dy vendeve Sali Berisha dhe Nikolal Gruevski pas takimit në Shkup.

Infrastruktura, energjetika dhe turizmit janë përmendur si sferat kryesore në të cilat këto dy vende mund të realizojnë bashkëpunim të suksesshëm. G

jatë qëndrimit në Shkup kryeministri Berisha ka paralajmëruar një projekt të rëndësishëm kombëtarë të ngjashëm me projektin e rrugës së Kombit- atë të lidhjes së Tiranës dhe Shkupit përmes me një rrugë të re përmes Dibrës.

Kryeministri Berisha tha se me ndërtimin e kësaj rruge që do të përfundojë brenda dy viteve, distanca Tiranë – Shkup do të shkurtohet për më tepër se 100 kilometra.

Berisha dhe Gruevski konstatuan se dy vendet kanë prioritete të ngjashme për ardhmërinë e tyre – integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ndërsa Nikolla Gruevski deklarois e “E përshëndesim përkrahjen që e jep Shqipëria për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shpresojmë se edhe Shqipëria së shpejti do të marrë përgjigje pozitive në aplikimin e saj për të fituar statusin e shtetit kandidat”.

I pyetur nga gazetarët për idetë e paraqitura për ndarjen e mundshme të Kosovës, kryeministri Berisha tha se këto ide burojnë nga politika e ish diktatorit serb Sllobodan Millosheviq.

Kryeministri shqiptar ka paralajmëruar se së shpejti qytetarët e dy vendeve do të lëvizin vetëm me karta identiteti. Pas takimit me kryeministrin NikollaGruevski, kryeministri Berisha është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë Georgi Ivanov dhe kryetarin e Parlamentit Trajko Veljanovski.

Në takim kryeministri shqiptar I ka bë ftesë zyrtare homologut maqedonas për të vizituar Shqipërinë.

Takimi Berisha-Ahmeti

Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka nisur vizitën e tij njëditore në Maqedoni. Në takimin me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, shefi i ekzekutivit shqiptar  përshëndeti mbylljen e rasteve të Hagës, avancimin e gjuhës shqipe.

Në takim janë diskutuar edhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon. Në këtë drejtim kryeministri Berisha premtoi angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Berisha gjithashtu paralajmëroi se në shënimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë vitin e ardhshëm, pjesë e manifestimeve do të jenë edhe Maqedonia e Kosova.

Nga ana e tij, lideri i BDI-së Ali Ahmeti e njoftoi kryeministrin Berisha mbi 100 ditëshin e parë të bashkëqeverisjes, duke shprehur i kënaqur nga arritjet e partisë së tij në qeverinë aktuale të Maqedonisë.

Kryeministri shqiptar është takuar edhe me liderin me liderin e opozitës shqiptare PDSH-së Menduh Thaci, ku ka theksuar se PDSH-ja është avokat i të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Maqedonisë. Kryeministri Berisha tha se çmon konstruktivitetin e PDSH-së si parti opozitare në Maqedoni.

Ndërsa Thaçi pas takimit me Berishën tha se pret nga Shqipëria mbështetje të plotë për anëtarësim në NATO.  Kryeministri shqiptar takoi edhe liderin e LSDM-së, partisë maqedonase në opozitë Branko Cërvenkovski. Që të dy diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe diplomatike, proceset integruese dhe cështjen e pazgjidhur të emrit të Maqedonisë.

Pas përmbylljes së takimeve me liderët e partive politike kryeministri Berisha do të takojë homolobun e tij maqedonas Nikolla Gruevski, Presidentin Gjorge Ivanov dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovki.

Në orët e pasdites kryeministri Berisha do të udhëtojë drejt Tetovës ku është paralajmëruar një pritje madhështore për kryeministrin shqiptar. Berisha do të vizitojë edhe dy universitetet shqiptare atë Shtetëror të Tetovës dhe Univesritetin e Evropës Juglindore, ku nga Instituti për Demokraci dhe Zhvillim do t’i ndahet cmimi për lidership.

Takimi Berisha-Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov sot u takua me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Sali Berisha, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi Kabineti i presidentit Ivanov, i shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe vlerësuan se Maqedonia dhe Shiqpëria mbajnë marrëdhënie të afërta dhe miqësore dhe se bashkëpunimi shërben si shembull në rajon.

Ivanov dhe Berisha theksuan se Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë një qëllim të përbashkët strategjik për integrim euro-atlantik dhe se hapat konkrete mes vendeve nga rajoni për shkëmbim më të lehtë të personave dhe për këmbim më të thjeshtë tregtar janë përgatitje e rëndësishme për funksionimin e rajonit si pjesë e Evropës së bashkuar.

Të dy bashkëbiseduesit posaçërisht u përqëndruan në nevojën për lidhje të mëtejshme infrastrukturore dhe energjetike, për përmirësim të infrastrukturës kufitare dhe të gjitha masave të tjera të cilat do të kontribuojnë për vëllim të mëtutjeshëm të rritur të këmbimit tregtar.

Njëheri e theksuan rëndësinë për paraqitje të përbashkët të shteteve nga rajoni në projekte me interes të ndërsjellë, siç është lidhja e Magjistrales Adriatik-Jon me Korridoriet 8 dhe 10.

Takim Veljanoski – Berisha

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski sot u takua me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, i cili është për vizitë njëditore në Maqedoni.

“Për Republikën e Maqedonisë edhe mëtej prioritet i lartë janë integrimet euroatlantike. pres, në dhjetor të marrim datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kjo do të jetë e rëndësishme si për ne ashtu edhe për qytetarët e tanë, ashtu edhe për gjithë rajonin dhe perspektivën e saj euroatlantike”, theksoi Veljanoski.

Duke i theksuar marrëdhëniet lartë të zhvilluara bilaterale midis dy shteteve, kryeministri Berisha, gjithashtu, e potencoi bashkëpunimin parlamentar, të cilën e vlerësoi si shumë të mirë dhe i cili jep kontribut të madh në marrëdhëniet bilaterale.

“Interes dhe prioriteti jonë lshtë që Republika e maqedonisë sa më shpejtë të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa ju këtë e meritoni, si dhe t’i filloni negociatat me Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë, si dhe shtetet tjera në rajon, duhet shumë intesnivisht të punojmë në bashkëpunimin ekonomik dhe bashkarisht të paraqitemi para Bashkimit Evropian. Në këto korniza, lidhja infrastrukturore midis dy shteteve tona në kuadër të Korridorit 8 është me rëndësi të madhe jo vetëm për ne, por edhe për të gjitha shtetet në rajon, madje edhe më gjërë”, theksoi Berisha.

Kryeministri shqiptar e theksoi edhe përparimin që Maqedonia e bëri në realizimin e mëtejshëm dhe implementimin e Marrëveshjes së Ohrit me çka konfirmohet si shtet stabil në rajon.