Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 14:47

Korçë-Kryeminsitri i vendit Sali Berisha dhe Ministri i Financave Ridvan Bode, ishin sot në Korçë, ku kanë inspektuar nga afër situatën dhe masat e marra pas reshjeve të mëdha të dëborës në këtë qark.

Kryeministri nuk ka lënë mënjanë akuzat për Partinë Socialiste dhe në përgjigje të opozitës tha se vetë situata në Shqipëri i përgenjeshtron këto akuza.

“PS u kujtua pas një jave për situatën pasi ishte ngritur komiteti i emergjencës”- tha Berisha.

Berisha, duke vlerësuar punën e bërë nga krerët e Qarkut të Korcës, u ka bërë thirrje gjithë kryekomunarëve të vendit që të shfryëzojnë fondit e akorduar nga komiteti ndërministror i emergjencave për të hapur rrugët, pasi akset rrugore do i hapë qeveria.

Berisha tha se edhe pse nje situatë e pazakontë për vendin dhe mbarë Europën, u arrit të kishte një organizim të papracedentë.

Kreu i qeverisë deklaroi ndër të tjera se do të shtohet fondi për mirëmbajtjen e rrugëve.

“Dimri ishte agresiv, por pati mobilizim total për të shpëtuar njerëzit. Shpëtimi i njerëzve ishte objektiv madhor i realizuar”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, Korça ka qenë një prej qarqeve me solidaritet më të madh.

“Ditët që vijnë mund të kenë të tjera reshje, ndaj apeloj që të shpëtojmë njerëzit dhe objektet. Kryetarët e komunave duhet të shfrytëzojnë fondin për hapjen e rrugëve të bllokuara nga dëbora”, tha kryeministri.

Ai tha se dimri i këtij viti nuk është parë që nga viti 1985, ndërkohë që firmat e kontraktuara i kanë përmbushur detyrimet, por, theksoi ai, “akset kryesore të rrugeve do t’i hapë qeveria”. Berisha vuri në dukje se fondi i caktuar për hapjen e rrugëve është i mjaftueshëm, por duhet të angazhohet edhe komuniteti në këtë drejtim. (LajmeShqip.com)