Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 12:05

Tiranë- Ministri i Financave ShkëlqimCani gjatë seancës së sotme parlamentare prezantoi Aktin Normativ për ndryshimet në buxhet. Në fjalën e tij Cani u shpreh se aktori kryesor që ka cuar në këtë hendek ekonominë është performanca e dobët e tatimmbledhësve, ndërsa akuzoi Qeverinë e mëparshme për përgjegjësi për situatën e krijuar.

“Buxheti i vitit 2013 është fotografim i gjendes aktuale tëfinancave të vendit. Për Qeverinë tonë
dy janë shqetësimet për situatën ekonomike, ta ringremë ekonominë dhe të mbajmë nën kontroll financat dhe borxhin publik”, u shpreh Cani.

Ndërkohë që deputeti Sali Berisha ftoi deputetet qe te votojne kunder ketij akti, pasi sipas tij ai eshte skenari qe con vendin ne recesion ekonomik.

“Sot këtu vendoset faza e dytë e skenarit të Jorgo Papandreut, i cili i futi grekët me shpejtësinë më të madhe në gropë. Hidheni poshtë këtë akt që mbart me vete skenarin ogurzi të zhytjes së Shqipërisë në një recesion dhe krizë të pashmangshme”, u shpreh Berisha.