Lajme Shqip Monday, 02 September 2013 16:07

Tiranë – Kryeministri në ikje, Sali Berisha, vijon statuset e tij skizofrenike në Facebook. Sipas Berishës, Mbledhja dhe orgjia e Ramës në Durrës ka dështuar, pasi kryebashiaku Vangjush Dako nuk ka bindur dot hotelet që ta prisnin falas Ramën.

“Të dashur miq, mbledhja dy ditore e kabinetit pa letra të Piktorit në Durrës dështoi.
Shkaku i anulimit qëndron në faktin se Gjushi nuk bindi dot pronarët e hoteleve në Durrës për të pritur falas kabinetin e Piktorit dështak, për nderin që po i bënte qytetit bregdetar me eventin historik! Madje, merret vesh se miliarderi Gjushi as që futi dorën në qese për të sponsorizuar një pjesë të shpenzimeve të orgjive dhe mbledhjeve të qeverisë nomade dhe pa dokumenta të zotit Rama në qytetin e tij. Inati është diku tjeter????”, shkruan Berisha, raporton tema.
Mbledhja dy ditore e qeverisë së re ishte parashikuar të mbahej në Shkodër, por më pas u vendos që të mbahej në Durrës, duke qenë se në Shkodër kishte zgjedhje të pjesshme dhe Rama nuk donte të krijonte keqkuptime mbi presione të mundshme.
Por, duke qenë se votimi dhe numërimi i fletëve të votimit ka përfunduar dhe tashmë është shpallur edhe fituesi, është vendosur që mbledhja të mbahet në Shkodër, ashtu siç ishte parashikuar që në fillim.