Lajme Shqip Wednesday, 10 July 2013 11:52

Tiranë – Kryeministri në ikje, Sali Berisha siguron se po e lë vendin në një gjendjet ë mirë ekonomike, pasi sipas tij ekonomia krahasuar rajonin edhe vendet e eurozonës ajo pati rritje dhe gjeneroi vende të reja pune. Kryeministri në detyrë theksoi se zgjedhjet nuk ndikuan negativisht në performancën ekonomike, raporton BW. 

“Rritja e tre mujorit të parë ka qenë 1.7%, nuk është rritje e madhe, por është 4 herë më e madhe sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2012. Pozitive është fakti se bilanci tregtar ka përmirësim të ndjeshëm nga një deficit minus 13, ka zbritur në minus 9. është ruajtur në parametrat e parashikuar deficiti buxhetor dhe inflacioni ishte 2.4 %. Pra ekonomia vijon rritjen , vijon krijimin e vendeve të punës. Të dhënat sipas KE, në rast se eurozona ka një papunësi prej 12.2%, Shqipëria është i vetmi vend, jashtë eurozonës, jashtë 15 me një papunësi 12.8%. Papunësia e të rinjve, po sipas kësaj statistike, është 22.8 në Shqipëri, 22.2 në Eurozonë, është 47 në Kroaci, 48 Maqedoni dhe kështu me radhë. Pra për kushtet aktuale të ekonomi rajonale dhe evropiane, ekonomia shqiptare mbahet në stabilitetin me të qëndrueshëm në rajon”, theksoi Berisha teksa falënderoi administratën për funksionimin e saj duke e ftuar të vijojë punën me të njëjtin përkushtim.