Lajme Shqip Friday, 03 February 2012 12:00

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha kërkoi të enjten pasdite gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror për 100 Vjetorin e Pavarësisë, “një përqëndrim më të madh në ngjarjet, aktet, në zhvillimet, të cilat për arsye politike, ideologjike apo të tjera janë vendosur në një harresë për një kohë të gjatë”.

Duke e vlerësuar Kongresin e Lushnjes, si një ndër ngjarjet kryesore në historinë shqiptare, të lënë në harresë, Kryeministri kërkoi shpalljen muze kombëtar të shtepisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes si dhe ngritjen e një monumenti për këtë ngjarje në Lushnje.

“Pavarësia ishte rezulat i një përpjekje mbarëkombëtare dhe kremitmi i saj do të jetë një kremtim mbarëkombëtar”, tha Berisha, duke shtuar se, “janë konturuar dhe po konturohen grupet dhe nëngrupet e punës. Janë vendosur kontaktet dhe lidhjet me shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Preshevë dhe Diasporë.

“Harresa për një kohë të gjatë ka penguar zhvillimet ndër më madhore për historinë tonë kombëtare, por harresa për një kohë të gjatë ka mbuluar përpjekjet e mëdha,  luftrat dhe kryengritjet e trevave shqiptare në ish-Jugosllavi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. Rikthimi i ktyre ngjareve të mëdha, rivendosja e tyre në piedestalin e merituar në këtë 100 vjetor,  duhet të jetë dhe një nga objektivat më madhore”, deklaroi Kryeministri.

Kryeministri theksoi se Kongresi i Lushnjes është një nga ngjajet kryesore të historisë shqiptare dhe kërkoi shpalljen muze kombëtar të shtepisë ku u mbajt Kongresi i Lushnjes dhe ngritjen e një monumenti për këtë ngjarje në këtë qytet.

“Pak ditë më parë ne festuam në Lushnje 92 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, ngjarja që në një mënyrë apo një tjetër u skalua, nuk u asgjesua tërësisht nga librat, por u skalua tmerësisht për faktin se protagonistët kryesorë të saj, regjimi i shpalli armiq. Vendimet e këtij Kongresi në një hark 9 mujor vendosën rendin dhe integritetin territorial të vendit. Shqipëria kishte ministër të Brendshëm, Ahmet Zogun, i cili bëri të mundur që Shqipëria të paraqitej shtet me tiparet e një shteti”, tha Kryeminstri Berisha.

Duke iu referuar figurës së Sulejman Delvinës, Berisha u shpreh se, “në atë kohë Shqipëria kishte një kryeministër, ndoshta kryediplomatin shqiptar të të gjitha kohërave, nga Skënderbeu deri sot, pasi me urtësinë e tij ia doli t’i thotë jo me qeverinë e tij, të gjitha atyre përcaktimeve kobzeza për shpërbërjen e plotë të Shqipërisë”.    

Sipas Kryeministrit, “ngjarja u vendos në skaje të historisë, kur ajo është ngjarja nga më të paktat në tërë historinë kombtare para saj, që vjen si nismë direkte e shqiptarëve”.

“Në këtë vit”, vijoi Berisha, “duhet të evidentohen përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtar, sepse ato kanë qenë përpjekje të shoqëruara me sakrifica mbinjerëzore, njerëz të cilët për flamurin e tyre u ngritën me të gjithë mundësitë, trimëritë, potencialet, kundër padrejtësisë historike që iu bë shqiptarëve”.

Sipas Kryeministrit, “në tërësi duhet të përpiqemi të sjellim në podiumin e 100 vjetorit me barazpeshë, me objektivitet, jashtë trajtesave ideologjike, zhvillimet e mëdha”.

“Historinë ne e kemi patur të vështirë dhe të dhimbshëm dhe do të ishte një gabim fatal për ne që në emër të korrigjimit të padrejtësive dhe manipulimeve që janë bërë të lejonim manipulime të reja”, nënvizoi Berisha.

“Ministria e Drejtësisë ka marrë në dorë shqyrtimin e dekoratave të dhëna, si dhe urdhrit të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në kuadër të 100 vjetorit do t’i jepen dekorata të gjithë atyre që kanë kontribuar për vendin”, tha Kryeministri.

Ndërsa, shtoi Berisha, studiuesit duhet të mbajnë parasysh vlerësimin objektiv të personaliteteve dhe zhvillimeve të mëdha të historisë së Shqipërisë. (LajmeShqip.com)