Lajme Shqip Thursday, 10 November 2011 20:33

Duke filluar nga 28 nentori i ketij viti deri në të njëjtën datë të vitit tjetër në periudha kohore do të cilësohet zyrtarisht si viti i 100 vjetorit të pavarësisë.

Ky është një nga dy vendimet kryesore që qeveria shqiptarë mori në kuadër të festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shqipërisë.

Shefi i qeverisë Sali Berisha bëri me dije se në Shqipëri do të ndërtohet një monument i ri për pavarësinë dhe për këtë njoftoi hapjen e konkursit ndërsa do të ndërtohen edhe stadiumi dhe parlamenti i ri.

Vepër e kremitimit të 100 vjetorit si tregues i zhvillimit të kombit do të jenë tuneli Tiranë-Elbasan sikundër shqipëri dixhitale.

Më tej shefi i qeverisë deklaroi se të gjitha shpenzimet për 100 vjetorin e pavarisë janë të parashikuara në buxhetin e shtetit ndërsa i gjithë procesi përgatitor do të drejtohet nga një komision ndërshtetëror nën drejtimin e kryeminsitrit dhe përfaqësuesve të shqiptarëve kudo që janë në Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Amerikë etj.

Por një detyrë në këtë 100 vjetorë deklaroi kryeministri berisha lind edhe për historianët. Më pas shefi i qeverisë berisha u ndal edhe tek vizita e tij në Maqedoni të cilën e vlerësoi si të shkëlqyer, intensive dhe e frytshme.

Kryeministri Berisha tha se kishte biseduar me homologun Gruevski për zgjerimin e bashkëpunimit në infrastrukturë, lëizjen e lirë dhe fusha të tjera.

Duke u ndalur në takimet me përfaqësuesit e opozitës maqedonase, Berisha bëri një krahasim me qendrimet e tyre për integrimin e Maqedonisë dhe qendrimet e opozitës shqiptare për çështje të ngjashme në Shqipëri.

“Ramën e ka zënë sindromi i kurbanit ndaj aspiratave të shqiptarë për tu integruar”-tha Berisha.

Sëfundi kryeminsitri Berisha tha se ishte ndjerë shumë i emocionuar gjatë vizitës dhe mikpritjes i ishte rezrvuar në Tetovë. Ashtu siç premtoi edhe gjatë vizitës në universitetin e Tetovës Berisha i kërkoi ministrit të Arsimit Tafaj që të ketë përparësi absolute për dy institucionet universitare të Tetovës duke nisur fillimisht me akordimin e numrit të nevojshëm të doktoratave dhe masterave për to.