Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 10:28

Kryeministri i vendit Sali Berisha deklaroi sot se qeveria e tij ka 125 projekte për projektin Shqipëria në moshën dixhitale, ku përfshihen dogant, tatimet, gjendja civile.

Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bërë gjatë Konferencës dy ditore të vendeve pjesmarrëse në iniciativën rajonale ‘Electronic South Eastern Europe’, organizuar nga Ministria e Inovacionit në bashkëpunim me Këshillin e Kooperimit Rajonal dhe UNDP.

Shqipëria në moshën dixhitale, është një ndër objektivat më madhore të vendit, theksoi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij.

“Për qeverinë time një nga objektivat më madhorë, ambicioze dhe të vështirë është Shqipëria në moshëën dixhtale. Në një hark kohor të shkurtër vendi i’a doli të jetë në measataren Europiane të treguesit të EES. Është mbi 30% nuk është sa vendet e BE që është 63%. Shqipëria rënditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajonime katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licensa për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që 2012 gati të avancojë me licensën 4 G”,- theksoi Berisha.