Lajme Shqip Saturday, 10 December 2011 10:15

Tiranë – “Qëllimi im kryesor është të punoj ngushtësisht me qeverinë franceze  për të inkurajuar investitorët francezë të vijnë të investojnë në Shqipëri”, deklaroi dje Kryeministri Berisha gjatë një interviste në kanalin prestigjioz TV5 Monde për gazetarin Patrick Simonin.

Para takimit me homologun e tij francëz François Fillon, shefi i qeverisë shqiptare në intervistën për median franceze, ka vlerësuar se mardhëniet tona politike janë të shkëlqyera, ndërsa ato ekonomike po rriten gjithnjë e më shumë.

Duke vënënë dukje se Shqipëria është një vend me mundësi dhe  potenciale shumë të mëdha  për investitorët e mëdhenj  francezë dhe botërorë, Berisha deklaroi se “ambicia ime kryesore është qe vendi im të bëhet një superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon. Shqipëria ka rezerva shumë të mëdha hidrike që do të shndërrohen në hidrocentrale”.

Kryeministri bëri të ditur se janë për tu ndërtuar 443 hidrocentale ndërkohë që qeveria ka nënshkruar me sektorin privat 110 kontrata për të ndërtuar afërsisht 300 hidrocentrale.

“Nga e gjithë bota, nga  Norvegjia në Izrael,  nga Europa në Shtetet e Bashkuara, nga Kanadaja  si dhe kompani të tjera  që  kanë treguar interes për të investuar në Shqipëri”, theksoi Berisha duke shtuar se  burimet tona të energjitike, në fushën e energjisë së rinovushme, asaj të erës,  janë të mëdha.

Sipas tij, qeveria ka liçensuar deri tani 1600 megaëat dhe eshtë edhe një paketë tjetër që përbëhet nga 3200 megawat.

Lidhur me integrimin e vendit në BE, kreu i ekzekutivit tha se kjo do të jetë një temë e diskutimeve me homologun e tj francez.

“Franca e ka mbështetur gjithnjë ambicien e Shqipërisë për integrimin evropian dhe për antarësimin në Nato”, deklaroi Berisha ndërsa nënvizoi faktin se “ne jemi të angazhuar në realizimin e reformave në një shkallë shumë të gjërë , të cilat në realitet po avancojnë shumë”.

I pyetur nëse beson  në mundësinë e zgjerimit të Evropës, ndërkohë që është në krizë, Berisha shprehu besimin se edhe pse procesi i zgjerimit ka pësuar një ngadalësim në situatën e tanishme, është një proces i pakthyeshëm.

“Vendimi i të 17- tëve është ndërqeveritar por duhen ftuar të tjerët të pranojnë kriteret strikte buxhetore për të evituar një krizë të ngjashme në vitet që vijnë’, deklaroi kryeministri.

Në intervistën e tij, Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të përfaqësohet përsëri për të qënë kryeministë edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë do të vazhdoj deri kur shqiptarët nuk do të më votojnë më, dhe atëhere unë do ta respektoj vullentin e tyre. Unë bëj gjithçka për të avancuar reformat, për të avancuar projektin kryesor të kombit tim, atë të integrimit evropian. Nga ana tjetër opozita tani është kthyer në Parlament. Unë kisha premtuar çdo ditë gjatë këtyre viteve që ata ta hartonin vetë ligjin elektoral  duke marrë edhe mendimin e komisionit të Venecias dhe të OSBE-se, dhe se unë do ta votoja pa asnjë kusht dhe ata pranuan”, deklaroi shefi i qeverisë shqiptare.

Sipas tij, tashmë ka një dialog konstant dhe situata është plotësisht normale.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarit edhe për çështjen e turizmit në Shqipëri.

Duke vënë në dukje se turizmi ka njohur bumin më të madh që vendi ka njohur ndonjëherë pasi në 2004 kemi pasur 300 mijë turistë e vizitorë  kurse vitin e kaluar kemi pasur 3 milion e gjysëm, Berisha deklaroi se “këtë vit ndoshta do të jenë 4 milionë pasi udhëtimi në Shqipëri është duke u bërë një udhëtim i ëndrrave”.

Sipas tij, shqipëria i ofron turistëve të të gjithë botës një nga bregdetet më të mahnitshme,  peisazhe  fantastike, mikpritje  të jashtëzakonshme, klimë të mrekullueshme,  një ushqim të shijshëm të përshkruar nga më të mirat në Evropë nga Andre Gide në veprat e tij.

“Aush nuk eshtë zhgënjeyer nga pushimet në Shqipëri dhe nuk ka pësuar sindromën shqiptare. Pra ftesa ime është që të vini në Shqipëri”deklaroi Kryeministri Berisha në përfundim të intervistës për TV5 Monde.