Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 20:44

Tiranë – Kryeministri Berisha priti sot drejtues të kompanisë izraelite, Land Development-Energy Ltd.

Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ohad Marani, e njohu Kryeministrin me vendimin e kompanisë për të investuar në Shqipëri, në fushën e energjisë dhe konkretisht, si hap të parë, në shfrytëzimin e hidrokarbureve. Kompania, tha zoti Marani, është e interesuar gjithashtu, për zhvillimin e investimeve të mëtejshme edhe në lloje të tjera të energjisë, si dhe në fushën e turizmit.

Kryeministri Berisha siguroi se këtu do të gjejnë një klimë shumë të favorshme për investimet. Qeveria, tha Kryeministri, në programin e saj, si në politikat fiskale, ashtu edhe në reformat strukturore, ka si qëllim tërheqjen dhe nxitjen e investimeve në Shqipëri, në veçanti të investimeve në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe në këtë aspekt, të gjithë investitorët do të kenë mbështetje të plotë për të zhvilluar projektet e tyre në Shqipëri.