Lajme Shqip Friday, 09 March 2012 19:06

Kryeministri Sali Berisha mblodhi sot këshillin ndërministror për emergjencat civile dhe vendosi shfuqizimin e gjendjes së emergjencës një muaj pas marrjes së këtij vendimi.

Ndërkohë shefi i qeverisë shqiptare akkuzoi qëndrimin e opozitës ndaj situatës së krijuar në verilindje dhe juglindje të vendit.

Sipas Berishës “në tërësi, përveçse në ndonjë rast, ata dëgjuan zërin e qytetarëve të tyre dhe jo thirrjet absurde partiake, të cilat kishin synim t’i shkëpusnin nga qytetarët dhe t’i shndërronin në kollagjerë të partisë. U paralajmëruan katastrofa të mëdha, të trefishta  dhe ju lutem të lexoni memorien e mediave tuaja: Njëra do ishte katastrofa e dëborës, e dyta, e energjisë dhe e treta, e përmbytjeve. Fatmirësisht, shqiptarët e kaluan këtë dimër, deri tani, pa asnjë katastrofë, as të borës, as të energjisë apo të përmbytjes. Ndaj uroj që shoku ‘ciu-ciu’ të nxjerrë mësime se nuk ndërtohen alternativat vetëm mbi të keqen, edhe kur është, edhe kur nuk është, edhe kur e ndjell, edhe kur nuk e ndjell, se ja që nuk ndodhi asnjë  nga ato katastrofa që paralajmëroi”.

Sipas kryeministrit Berisha shqiptarët nuk mund t’i besojnë këto gjëra.

Berisha shtoi se “uroj që ta lexojë edhe një herë këtë muaj që shkoi e zhvillimet e tij, në mënyrë që të nxjerrë mësime e të mos merret me parashikime që të rikujtojnë shpatullat që shihnin barinjtë dikur, me të cilat parashikonin luftërat dhe motet”.