Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 16:23

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha i propozoi sot Presidentit të  Republikës dekretet emërimin e dy ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Zyra e shtypit e kryeministrisë bëri të ditur se Kreu i Ekzekutivit propozon emërimin e zotit Eduard Halimi në postin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe shkarkimin e zotit Ferdinand Xhaferaj nga detyra e Ministrit  të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe emërimin në këtë detyrë të z. Aldo Bumçi. 
Ky ndryshim në kabinetin e Këshillit të Ministrave, pas zgjedhjeve të 8 majit,  vjen pasi dy postet, ai i  ministrit të Drejtësisë dhe të Kulturës kishin mbetur bosh për shkak të kandidimit të dy ish ministrave në zgjedhjet lokale, konkretisht Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferri.