Lajme Shqip Friday, 28 September 2012 12:00

TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha, duke folur në Konferencën Shkencore të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, ka deklaruar se udheheqesit shpirterore te kombit duhet te marrin vendin e merituar ne histori.

“Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtëror të kombit, të besimit mysliman, ortodoks dhe katolik në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar dhe kjo është shumë e vërtetë. Kjo e vërtetë e hidhur ka shpjegimin e vetë të qartë sepse për diktatorin në Shqipëri armiku më i egër se besimet tek zoti nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmorri ndaj tyre barbaritë më të pashembull në historinë moderne të njerëzimit”- tha Berisha.

Sipas tij, në Kosovë dhe në trojet shqiptare pushtuesi donte t’u impononte besimin e tij, ndaj dhe ky kapitull i rëndësishën i histoirsë sonë duhet të dalë dhe të vendoset në piedestalin që meriton.

Kryeministri ka rikujtuar tolerancen dhe bahskejetesen fetare ne vend, shembull per gjithe vendet e tjera. “Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera ju do të gjeni kombe të cilat kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, librash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një specifik që se ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S’ka dhe s’mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa toleranca fetare”, tha ai.(LajmeShqip.com)