Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 20:27

Tiranë – Kryeministri Berisha zhvilloi në fundjavë një darkë pune me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë darkës u diskutua gjerësisht mbi intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë këtij takimi, të dy kryeministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin rajonal dhe axhendën europiane të të dy vendeve, bashkërendimin e përpjekjeve për njohje të reja të shtetit të ri të Kosovës.

Bisedimet u karakterizuan nga fryma e plotë e mirëkuptimit, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit Berisha..