Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 19:45

Tiranb – 14 vjet më parë, në Prekaz të Kosovës u regjistrua një masakrat më gjakatare të shovinistëve serbë, të cilat në 3 ditë sulm të pandërprerë mbi kullën e Jasharëve, vranë 56 burra, gra fëmijë dhe pleq të të kësaj familje sëbashku me heroin Adem Jashari.

Të hënën pasdite në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtarë, Bashkia e Tiranës hapi një ekspozitë të tilulluar për të mos harruar, për genocidinin serb mbi popullin shqiptarë të Kosovës nga viti 1833 deri në vitin 1999, ku për krybashkiakun Basha ajo që i ndodhi familjes Jashari është tmerrshme.

Në emër të të pranishmëve aktivitetin e përshëndeti në emër të familjes jashari, Murat Jashari.

Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që, Tirana të ketë një muze për genocidin që është bërë ndaj shqiptarëve për kalvarin, sakrificat, vuajtjet e shqiptarëve këto dy shekuj, në mënyre që brezat të njohin sakrificat e  tyre.

Shefi i qeverisë e pohoi këtë gjatë çeljes së ekspozitës “Për të mos harruar”, për genocidin serb në Kosovë, duke cilësuar se “kjo ekspozitë i kushtohet kalvarit të sakrificave të kombit tonë ne dy shekujt e fundit”.

“Në mënyrë të përsëritur, të tjerët lakmonin trojet tona. Asnjë komb pas kombit hebre, nuk ka njohur genocidet, spastrimet etnike, krimet kundër njerëzimit, siç kanë njohur shqiptarët, së paku që nga Lidhja e Prizrenit deri në fund të shekullit që lamë pas”, u shpreh Kryeministri.