Lajme Shqip Saturday, 23 July 2011 08:51

Tiranë – Kryeministri shqiptar Sali Berisha ka dënuar aktet terroriste të ndodhura në Oslo të Norvegjisë dhe ka shprehur mbështetjen për qeverinë dhe kombin norvegjez, ka thënë zëdhënësja e kryeministrit.
Sipas Berishës, sulmet e djeshme terroriste ndaj godinave qeveritare dhe kampusit të të rinjëve në Oslo të Norvegjisë, janë aktet më të fundit të barbarisë ndaj lirisë së kombit Norvegjez dhe vlerave të qytetërimit tonë.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këto akte të shëmtuara terroriste, Kryeministri Berisha shprehë mbështetjen, simpatinë dhe solidaritetin ndaj Qeverisë së Mbretërisë së Norvegjisë dhe kombit norvegjez si dhe besimin e palëkundur se autorët dhe organizatorët e këtyre sulmeve të shëmtuara do të marrin përgjigjen e merituar.