Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 16:54

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot, gjatë mbledhjes së qeverisë, që të shtohet numri i personave të persekutuar dhe ekzekutuar nga komunizmi që do të dëmshpërblehen.

Sipas Kryeministrit, në këtë kategori duhet të futen edhe personat që janë trajtuar si të sëmurë mendorë gjatë komunizmit vetëm sepse kishin bindjet e tyre politike kundër regjimit të asaj kohe. 

“Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe njëherë një problem madhor, problem themelor të shoqërisë shqiptare në këtë 100 vjetor të pavarësisë së vendit. Ky problem është ndarja e shoqërisë nga kalvari i egër 45 vjeçar që përjetuan shqiptarët. Sot kemi një vendim të qeverisë për dëmshpërblimin e një grupi të një kategorie tjetër të ekzekutuar apo të vdekur në hetuesit e sigurimit të shtetit, por në këto kategori duhet të shtohen të gjithë qytetarët, të cilët u ndrynë për bindje politike në spitalet psikiatrike. E vërteta e padiskutueshme dhe e dokumentuar është se spitalet e Elbasanit dhe Vlorës u përdorën njëkohësisht si burgje për vendime politike”, tha Berisha.