Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 11:46

Kryeministri Sali Berisha u shpreh mjaft i ngazëllyer pas vizitës në Izrael ku u takua me drejtuesit më të lartë të shteti hebre por edhe për vizitat në zonat e shenjta të këtij shteti.

Duke foluar për vizitën tek muri i shenjtë që mendohet nga hebrenjtë si porta më e afërt mes tokës dhe parasjës, Berisha foli për letërn të cilën la në këtë mur, letër e cila tha ai përmbante 3 dëshira të cilat ai nuk i bëri publike.

“Vizitova murin e shenjtë në Izrael ku vendosa një letër me 3 dëshira të mijat private. Nuk dua ti bëj publike por dua të them një gjë. Në vitin 1993 vizitova një vend të shenjtë dhe bëra atëhere një lutje. Drejtusi i vendit të shenjtë më pyeti se ç’farë i kërkova zotit. Që pas asaj kohe, mund të them se vetëm mirënjohje kam për zotin”