Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 15:55

“Buxheti i këtij viti do të jetë më i madhi që qeveria shqiptare ka paraqitur në parlament dhe që ju keni votuar sot. Në buxhetin që ju do të votoni, kujdesi kryesor i qeverisë ka qenë respektimi i përparësive të kësaj mazhorance. Struktura makro-ekonomike duhet të respektohet me çdo kusht dhe me çdo çmim.

Ne gjetëm një borxh 72% të prodhimit të brendshëm. Ne erdhëm në pushtet kur kreditë dhe huat përdoreshin për të paguar rrogat dhe pensionet.

Në sajë të reformave, ne ja kemi dalë që duke ulur borxhin nën 60%, duke patur një nga inflacionet më të kontrolluara në rajon dhe BE, ja kemi dalë që të mbi dyfishojmë rrohat dhe pensionet, të dyfishojmë rrogat mesatare dhe minimale.

Ne ja kemi dalë që të ndërtojmë mbi 9 kilometra rrugë në tërë vendin. Ja kemi dalë të mbështesim Shqipërinë dixhitale.

Ndaj dhe ne në këtë buxhet vetëm si kusht të rëndësishëm kontrollimin e borxhit dhe inflacionin e rregulluar.

Me këtë buxhet do të kemi mundësinë që të ndjekim axhendën tonë politike. Edhe këtë vit, Shqipëria do të listohet ndër të rrallat vende, që do të rrisin rrogat dhe pensionet.

Nga vjet deri në këtë vit, vetëm fatura e pensionit rritet me 80 milionë euro, për shkak të rritjes së pensioneve. Jam i bindur se kjo është një rritje plotësisht e merituar dhe përbën një domosdoshmëri të madhe. Të gjithë pensionistët e kanë të qartë, se kurrë më parë pensionet janë rritur kaq shumë.

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rritje të taksave. Ky model ekonomik, që u bëri të mundur shqiptarëve të shohin të realizohen në vendin e tyre rrugë, ujësjellësa, shkolla etj, ka si shtyllë kryesore këtë system taksash të ulëta që ne kemi vendosur. Mos harroni se renditemi ndër të paktat vende që shënohet ulje papunësie dhe jo rritje, siç ndodh në botë.

Modeli ynë është model suksesi, i çertifikuar nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Në këtë buxhet janë pakësuar ndjeshëm shpenzimet operative, në mënyrë që të përmbushim objektivat e shpallura gjatë zgjedhjeve.

Shqipëria po shkon drejt finishit të finalizimit të infrastrukturës më të re dhe më moderne në rajon.

Çdo shqiptar do të arrijë që të mbërrijë në kryeqytet 60% më shpejt se më parë.

Të gjitha të ardhurat e privatizimeve do të shkojnë për infrastrukturën, por ato nuk janë parashikuar në buxhet.

Përparësi tjetër e buxhetit është “Shqipëria, kopështi më i madh në Europë”. Ne do të rrisim financat për të mbjellë 250 milionë rrënjë arror dhe ullinj për tetë vitet e ardhshme. Ky është një projekt shumë serioz, që do bëjë të mundur për fermerët shqiptarë të konkurrojnë me dinjitet, me fermerët europianë. Ne nuk mund t’i konkurojmë europianët me vezë dhe qumësht dhe për këtë arsye duhet t’i konkurrojmë me arrëorë dhe ullinj”.

Batutat për Kongresin e PS

Kryeministri Berisha, ka folur për kongresin e Partisë Socialiste, edhe pse ka qenë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.

Duke iu referuar deklaratës së djeshme të Topallit, që e cilësoi kongres-kurban, Berisha ka thënë se Zoti nuk pranon kurban nga UFO-t.

“Ajo që mund të thuhet për Kongresin, është se autobusi po ecën para drejt etërve. Unë dua t’i garantoj se nuk do të ketë në atë drejtim as etër, as bij, sepse shqiptarët janë ndarë me atë kohë. Topalli e cilësoi Kongresin si Kurban Bajramin. Kurbanin dhe çdo gjë duhet ta pranoj i plotfuqishmi. T’i mund të ofrosh kurban, por a ta pranon Zoti? Po nuk u pranua, të shkon kot. Por, UFO-t janë të përjashtuar nga Zoti”, ka thënë Berisha.

Pjesën më të madhe të fjalimit Berisha ja ka kushtuar buxhetit, që e ka cilësuar si më të madhin në historinë e vendit. Ai ka thënë se objektivi i qeverisë, është që ta kthejë Shqipërinë në një kopësht të madh të Europës