Lajme Shqip Saturday, 13 July 2013 14:37

Tiranë – Sekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se shëndetësia falas do të arrihet brenda katërvjeçarit të parë.

“Na duhet një mënyrë krejt e re e menaxhimit të institucioneve shëndetësore si dy parakushte për të shkuar në atë skemë që kemi thënë, që ka si synim mbulimin e të gjithë popullatës dhe besoj se edhe ajo çka bëmë bashkërisht në një komunikim me publikun është se do të arrijmë në mbulimin universal brenda katërvjeçarit,” tha Beqja, transmeton tema.

Ai përsëriti se është rënë dakord me LSI-në që të mos ketë taksim progresiv mbi korporatat.

Beqja tha se deri në dhjetor do arrihet në një përfundim me biznesin se si do jetë taksimi i tyre në kuptimin e shkallës tatimore.

Beqja paralajmëroi demokratët se nuk do të ketë amnisti si në vitin 1997.

“Në gjykimin tonë, në administrimin fiskal po vazhdojnë të bëjnë zullume të mëdha këto kohë. Besoj se është shumë e thjeshtë dhen e qartë,” tha Beqja.