Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 15:30

Mitrovicë-Grupet kriminale serbe që janë të caktuar me orar të ruajnë barikadat në veriun e Kosovës këto ditë më në fund kanë marr pagat me rreth 20 ditë vonesë.

Qeveria e Serbisë përkatësisht Ministria e Financave e këtij vendi dhe me urdhër të Presidentit Boris Tadiç dhe kryeministrit Cvetkoviç kanë dhënë pagat mujore për grupet kriminale serbe që veprojën në veriun e Kosovës ka thënë një burimi i portalit.

Merret vesh se pagat këtyre krimineleve janë dhënë përmes organizatave komunale si ujësjellësi, pastërtia apo elektro ekonomia e Serbisë.

Burimi më tej ka saktësuar se rojatarët e barikadave kanë paguar mbi 400 euro, po ashtu edhe policia e Kosovës që është edhe pjesë e policisë së Serbisë po ashtu kanë marrë pagat dhe atë rreth 400 euro varësisht prej pozitës që kanë në policinë e Kosovës dhe atë të Serbisë ashtu i kanë edhe pagat.

Burimi më tej ka shtuar se ne këtë dhënie të parave qeveria e Serbisë ka bërë edhe financimin e referendumnit.

Të gjitha shpenzimit e këti aktiviteti të Serbëve në veriun e Kosovës do të paguhet nga Qeveria e Serbisë ka thën një burim i portalit. (LajmeShqip.com)