Lajme Shqip Saturday, 21 April 2012 09:00

Prishtinë – Hasan Abazi është liruar sot nga paraburgimi pasi që është bërë pagesa prej 20.000 euro në gjykatën e Vranjes.

Kryesindikalisti i Metalistëve, Hasan Abazi është liruar sot nga paraburgimi pasi që familja ka paguar kaucion tek autoritetet në Vranje.

“Babai im, Hasan Abazi është liruar pas pagesës së garancisë prej 20.000 eurove që i kemi deponuar nga familja në gjykatën e Vranjes,” tha Haki Abazi, i biri i Hasanit.

Abazi ishte arestuar nga policia kufitare në fundi të marsit i cili akuzohej për “krime kundër Kushtetutës dhe sigurisë së Republikës së Serbisë”, sipas nenit 315 të Kodit Penal të Serbisë.

Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë akuzuar qeverinë e Serbisë për arrestimin e Abazit për të cilin kanë thënë se është arrestim politik dhe kanë kërkuar lirimin e tij. (LajmeShqip.com)