Lajme Shqip Saturday, 04 August 2012 19:53

Tiranë – Duke filluar nga dita e nesërme (e dielë) vendi ynë do të pushtohet nga i nxehti afrikan, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 40 gradë celcius.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, duke filluar nga dita e dielë vendi yne do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme me origjine Jugperendimore, të nxehta dhe relativisht të thata.  Moti do të jetë pergjithësisht i kthjellët, ndërsa era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim, me shpejtësi  7 m/sek.  Deti  do të jetë i forcës 2, me lartësi  vale 0.5m.

Gjatë ditës së nesërme temperaturat në disa nga qytetet kryesore si Elbasan, Tiranë, Durrës, Berat, Gjirokastër pritet të arrijnë deri në 38-39 gradë celcius.

Në rritje pritet të jenë temperaturat edhe ditën e hënë. Kështu, sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, temperaturat në vendet malore do të jenë 16- 37 gradë, në vendet e ulëta 20-40 gradë dhe në bregdet 21 deri në 38 gradë celcius. (LajmeShqip.com)