Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 17:25

Prishtinë – Rrokum TV ka publikuar ekskluzivisht letrën letra që deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu, akuzon kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për bashkëpunim me serbët.

Edhe pse kishte premtuar se më 8 shkurt të këtij viti do t’i paraqes për opinion faktet siç ka pohuar më parë për  marrëdhëniet e liderit të Lëvizje Vetëvendosje Albin Kurti me serbë deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu nuk e ka bërë një gjë të tillë. Në konferencën për media, deputeti Haxhiu  tha se faktet i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar të Intelegjencës, Florin Krasniqi. Haxhiu madje edhe pse ka premtuar tha se mediave nuk do t’ua jap këto fakte.

“Unë dje në mënyrë institucionale i kam protokolluar dhe dorëzuar kryetarit të Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar të Intelegjencës, faktet për takimet dhe korrespodencat  e Albin Kurtit me strukturat kriminale paralele të Serbisë. I mbetet Florin Krasniqit nëse dëshiron që këto fakte t’i publikoi”.

Deputeti i PDK-së Haxhiu thotë se ka caktuar datën 8 shkurt  në mënyrë që Kurti të shpjegohet para qytetarëve për takimet e tij më serbët. Ai madje ka kërkuar nga Kurti që të jetë transparent në këtë çështje edhe pse edhe vet u Haxhiu siguroi se ai nuk po zmbrapset nga deklaratat e tij, por se të gjitha që i ka thënë janë të vërteta.

 “Ka pasur spekulime në disa media se unë jam zmbraps nga kërkesat dhe faktet  e paraqitura gjë që nuk është e vërtetë. As një milimetër nuk jam zmbraps, përkundrazi faktet i kam deponuar në institucione”-tha Haxhiu.

Deputeti Haxhiu tha se faktet e tjera bashkë me dëshmitarë është i gatshëm t’i paraqes në gjykatë, nëse Albin Kurti dëshiron të ballafaqohet me të. Haxhiu po ashtu ka mohuar të ketë presione nga brenda apo jashtë që të heshtë këtë çështje.