Lajme Shqip Wednesday, 19 December 2012 11:30

TIRANË-Zgjedhjet parlamentare nuk janë një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kështu u shpreh në një konferencë për shtyp sot komisioneri Stefan Fyle dhe ministrja e jashtme e Qipros Erato Kozakou Marcoullis.

“Kjo nuk është pjesë e konkluzioneve dhe sigurisht nuk është pjesë e kritereve për marrjen e statusit. Por padyshim zhvillimi i zgjedhjeve do të jetë mjaft i rëndësishëm dhe do të tregojë vullnetin e mirë të shqiptarëve për të përmbushur reformat e rëndësishme, por ky nuk është një kusht”- deklaroi ministrja e jashtme e Qipros.

Kur e pyesin komisionerin e zgjerimit nëse zgjedhjet e 23 qershorit janë një kusht që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat apo jo, në përgjigjen e tij, komisioneri tha: “Ne aktualisht kemi një kohe të gjatë duke shqyrtuar konkluzionet dhe rekomandimet, të cilat nuk lënë hapësirë të gjerë për interpretime të ndryshme dhe në fakt ka shume interpretime të ndryshme”- u shpreh komisioneri Fyle.

Gjithashtu komisioneri Stefan Fyle u bëri sërish apel politikanëve shqiptarë që të përqëndrohen tek tre kushtet e mbetura, sepse sipas tij procesi i anëtarësimit bazohet në kredibilitet.

Ndërkohë opozita në Shqipëri shprehet se Bashkimi Europian e kushtëzon marrjen e statusit të vendit kandidat me zgjedhjet e 23 qershorit.(B.#W