Lajme Shqip Tuesday, 28 February 2012 19:10

Bruksel-Bashkimi Europian vendos të shpërblejë vetëm Serbinë për progresin e arritur në bisedimet teknike me Kosovën. Ministrat e jashtëm të BE-së të mbledhur sot në Bruksel vendosën të rekomandojnë dhënien e statusit kandidat për Serbinë ndërsa mungesa e unitetit brenda BE-së ka penguar Kosovën.

Në këtë takim, pesë vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, kanë kërkuar që në konkluzionet e mbledhjes të theksohet se “është marrë në konsiderate synimi i Komisionit Evropian”, që të përgatitet studimi i fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim Asocim të BE-së me Kosovën.

Pra që do të thotë se ministrat nuk kanë rekomanduar nisjen e këtij studimi për liderët e BE-së qe mblidhen në 1 mars për të vendosur përfundimisht për këtë çështje.

“Të mos harrojmë se marrëveshja për bashkëpunimin rajonal javën e kaluar u arrit nga të dyja palët ndaj jam I kënaqur që kemi vendosur të forcojmë marrëdhënien tonë me Kosovën. Kemi vënë në dukje që Komisioni Europian ka propozuar nisjen e projektit të studimit të fizibilitetit ndaj presim takimin e Këshillit Europian për të parë se cili do të jetë rezultati përfundimtar” –tha Nicolai Wammen, ministri danez i çështjeve europiane, gjatë konferencës për shtyp sot në Bruksel.

Gjithësesi vendimi përfundimtar pritet të merret nga liderët e BE-së në takimin e 1-2 marsit. Studimi i fizibilitetit nga Komisioni Europian ka për qëllim të shqyrtojë nëse janë plotësuar kriteret politike, ekonomike dhe ligjore për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. (LajmeShqip.com)