Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 21:07

Bruksel – Bashkimi Evropian shprehë optimizëm lidhur me raundin e nesërm, të dytin, të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës dhe pret se do të arrihen rezultatet e para konkrete dhe marrëveshje midis dy palëve për disa nga gjashtë temat, të cilat deri tani janë të hapura.

“Presim rezultate, unë jam optimist se gjatë raundit të nesërm të negociatave do të arrihen rezultate konkrete”, deklaroi një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Burime diplomatike të BE-s në Bruksel vlerësuan se rezultatet nga bisedimet e nesërme do të varen nga “disponimi i përgjithshëm dhe përvoja politike e të dyja palëve”, njoftoi Tanjug. Sipas të njejtave burime Beogradi dhe Prishtina kanë realizuar përparim të rëndësishëm për çështjen për lirinë e lëvizjes, ndërsa temat e tjera për të cilat nesër do të bisedohet janë librat amë, kadastri, energjetika, telekomunikimet, vulat doganore dhe diplomat universitare.

Burimet evropiane theksuan se marrëveshjet, të cilat do të arrihen nuk do të jenë në formë të “marrëveshjeve” dhe nuk do të nënshkruhen, por do të miratohen si “konluzione”, të miratuara bfa kryesuesi i dialogut, gjegjësisht ndërmjetësuesi në negociata, Robert Kuper.

“Kjo do të jetë në formë të marrëveshjes politike”, deklaroi dnjë diplomat i BE-së, duke shtuar se për çdo rast do të vendoset mekanizëm mbikëqyrës për zbatimin e të dakorduarës.