Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 10:36

Bruksel-Ministrat e brendshëm të BE të mbledhur dje në Bruksel kanë parlajmëruar qeveritë e Ballkanit Perëndimor se do të ndermarrin masa më të ashpra nëse konstatohet një rritje e emigracionit të jashtëligjshëm dhe rritje e fluksit të azilkerkuesve.  

Sipas EU-Observer, presidenca polake e BE-së do ti raportojë lidhur me gjendjen aktuale të emigracionit ilegal, Danimarkës e cila do të marrë presidencën në 1 janar të vitit të ardhshëm, e cila do të duhet të debatojë më gjerësisht.

“Shqetësimet për sigurinë e brendshme janë rritur ndaj duhet të marrin një përgjigje efektive”-thuhet në draftin e këtij raporti.

Në dokumentin në fjalë vihet në dukje se sfidat e paraqitura nga situata e fundit e emigracionit klandestin po dëmtojnë besimin në aftësinë e BE dhe vendet e saj anëtare për të menaxhuar fluksin e emigracionit brenda kufijve të unionit.

Megjithatë në dokument theksohet se kjo pergjigje nuk mund te jete ne dem te levizjes se lirë të njerezve brenda zones Shengen.

Disa vende hodhen idene e ndryshimit te bazes ligjore per zonen Shengen duke nenkuptuar dhe rikthimin e vizave por por ky propozim nuk ka patur shumicen. Gjithësesi debatet vazhdojnë dhe burime diplomatike thone se ka dhe idera te tjera per rivendosjen e e kontrolleve kufitare brenda zones shengen, por dhe kjo ide pritet te diskutohet ne te ardhmen.

Në rekomandimet e saj, presidenca polake propozon përshpejtimin e procedurave kundër emigracionit ilegal me Tunizinë dhe Marokun, si dhe Egjiptin e Libinë. E njëjta gjë vlen për fqinjët në lindje dhe Turqinë.

Komisioni Europian ka propozuar ndryshimin e rregullave për të aprovuar kontrolle te përkohshëm kufitare dhe që të ketë të drejtën të thotë nëse një vend po ruan kufijtë e vet siç duhet, dicka që shtetet anëtare thonë se vetëm Gjykata Europiane e Drejtësisë ka kompetencë ta bëjë. (LajmeShqip.com)