Lajme Shqip Wednesday, 18 April 2012 15:59

Prishtinë – Shefi i Zyrës së Bashkimi Evropian,  Samuel Zhbogar vlerësoi përpjekjet e KEK –ut për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Gjatë takimit me udhëheqës të KEK-ut, Zhbogar ka theksuar se ende ka vend për përmirësim të energjisë, e një ndër to është edhe aspekti mjedisor dhe obligimi për të plotësuar standardet e BE-së për emetimet deri në vitin 2017, si dhe ndërtimi i kapacitetit të ri prodhues sa më parë që të jetë e mundur.

Zhbogar ka theksuar se Bashkimi Evropian, do të mbështesë Kosovën në përmbushjen obligimeve të saj dhe në zbatimin e standardeve të BE-së që janë pjesë e Traktatit të Komunitetit të Energjisë dhe si të tilla duhen zbatuar edhe në Kosovë.

Në një komunikatë për media, thuhet se Komisioni Evropian, në bashkëpunim me Bankën Botërore, do të organizojnë një konferencë të donatorëve në vjeshtën e vitit 2012, e cila do të sigurojë mbështetje për sektorin e energjisë në Kosovë. Zotimet dhe mbështetja financiare për sektorin e energjisë do të varen në masë të madhe nga ajo se sa i plotëson Kosova standardet e BE-së për energjinë, në radhë të parë nga mbyllja e Kosovës deri më 2017 është i paraqitur në mënyrë të qartë edhe në strategjinë kosovare të energjisë”.

Përveç kësaj, BE po ashtu është duke planifikuar që përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të zgjerojë mbështetjen për subvencionimin e skemës së kredisë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme për efikasitetin e energjisë. (LajmeShqip.com)