Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 14:18

Prishtinë – Bisedimet e ashtuquajtura “teknike” midis Serbisë e Kosovës do të duhej të përfshijnë edhe fatin politik dhe administrativ të veriut të Kosovës, por jo edhe statusin e saj (të Kosovës), thonë në Bashkimin Evropian. 
Në të njëjtën kohë nga BE porosisin se, mbi të gjitha, çfarëdo që të ndodhte në fund të këtyre bisedimeve rreth situatës në veri te vendit, duhet patur kujdes që të mos hapen “plagë” të reja në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni. 
Në momentet kur nga të dyja palët (Prishtina dhe Beogradi) tentojnë që të japin sinjale për atmosferë të mirë gjatë bisedimeve të deritashme për çështjet e karakterit “teknik”, sipas disa burimeve brenda BE-së pritet që të gradualisht përmes çështjeve teknike për interes të qytetarëve të Kosovës, siç thonë disa burime të BE-së në Bruksel “që të ndërtohet momenti edhe për hapjen e pjesës më të ndërlikuar midis të dy palëve, atë të veriut të Kosovës”, të kontrolluar nga Serbia. 
Diplomatë të një vendi anëtarë të BE-së, të afërta me bisedimet Kosovë – Serbi, thanë për “dtt-net.com”, se është e nevojshme dhe se do të duhej që edhe çështja e veriut dhe problemet e atjeshme të futen në rendin e ditës, jo tash së shpejti, por në një fazë të mëvonshme.