Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 15:34

Prishtinë – EULEX-i mund të qëndrojë në Kosovë vetëm duke luajtur rolin këshillëdhënës, në të kundërtën është i panevojshëm, sepse nuk e ka kryer misionin e tij për të cilin ka ardhur në Kosovë.

Ky ka qenë qëndrimi që ka paraqitur para ligjvënësve kërkuesi i debatit për situatën e sigurisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, Nait Hasani, i cili ka kërkuar që të formohet një delegacion i Kuvendit të shkojë në Parlamentit Evropian për t’i prezantuar shqetësimet e institucioneve të Kosovës lidhur me punën e misionit evropian për sundimin e rendit dhe ligjit.