Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 08:08

Zyrtarët e Bashkimit Evropian të martën, një ditë pas arritjes dhe nënshkrimit të katër marrëveshjeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk kanë dashur të thonë asgjë më shumë sesa që ka thënë në komunikatën e vet përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Vetëm kanë përsëritur se sa të rëndësishme janë ato marrëveshje për procesin e normalizimit.

Diplomatët e vendeve anëtare të BE-së, me të cilët ka biseduar “Koha Ditore”, nuk kanë qenë as vetë në dijeni për hollësitë dhe përmbajtjen e marrëveshjeve, por kanë thënë se i gëzon fakti se ato janë arritur pas dy raundeve të cilat kishin dështuar.

Tash presin që Serbia të ketë gjasa më të mëdha që të hapë kapitullin e parë të negociatave, atë 35, me emërtimin “çështjet e tjera” e në të cilin është përfshirë edhe kushti për normalizimin e raporteve me Kosovën. /koha/