Lajme Shqip Friday, 08 April 2011 16:23

Bruksel – Bashkimi Evropian përshëndeti emërimin e Atifete Jahjagës në postin e presidentes së Kosovës dhe shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë ngushtë me të dhe me qeverinë e Kosovës në forcimin e agjendës evropiane.

Ketrin Eshton, zëdhënëse e shefes së diplomacisë evropiane u shpreh e kënaqur me faktin që të gjitha palët u treguan konstruktive në gjetjen e daljes nga kriza si pasojë e vendimit të gjykatës kushtetuese kur emërimi i Bexhet Pacollit u vlerësua si jo i ligjshëm.

“Gjetja e zgjidhjes ishte sinjal pozitiv. Ne kemi bërë ftesë tek palët që të veprojnë në mënyrë konstruktive. Tani kemi gjetur zgjidhjen dhe mund të vazhdojmë me proces”, deklaroi Kocijançiq.

Dalja nga kriza për Brukselin ishte lehtësi e madhe pasi që nuk u rrezikua procesi i dialogut Prishtinë – Beograd që nisi në fillim të muajit të kaluar dhe kjo pikë, sipas Kocijançiq, do jetë fokusi i bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.