Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 16:51

Bruksel – Shefja e diplomacisë evropiane Kethrin Ashton ka thënë se Bashkimi Evropian pret jetësimin e shpejtë të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka inkurajuar të dyja palët që të vazhdojnë dialogun për çështje të telekomunikacionit, kadastrës dhe energjisë.

Ajo këto komente i bëri të hënën në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, në Bruksel, me të cilin kanë diskutuar për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, e sidomos për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

“Qëllimi i këtij dialogu është që të dyja palët të jenë më afër BE-së që të përmirësojnë koordinimin dhe ç’është më e rëndësishme që të përmirësojnë jetët e njerëzve të rëndomtë. Kjo është ajo çka ne synojmë, prandaj pres implementimin e shpejtë të këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu shpresoj që dialogu do të rezultojë tutje siç është për çështjet e telekomunikacionit, kadastrës dhe energjisë”, ka thënë Ashton. (LajmeShqip.com)