Lajme Shqip Lajme Shqip Tuesday, 30 October 2012 09:13

Diplomatë evropianë të akredituar në Prishtinë thonë në kushte anonimiteti se Brukseli pret që në shkurt, kur BE –ja të shënojë përvjetorin e 20-të të Traktatit të Mastrichtit, dialogu të ketë prodhuar “klimën e normalizimit” mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë mënyrë të rikonfirmohet se integrimi i rajonit të Ballkanit nuk ka alternativë.

Burime të “Kohës Ditore” kanë bërë të ditur se krahas listës së temave të dilogut që do të vazhdojë me një takim tjetër kryeministrash në nëntor të këtij viti, BE-ja po i hulumton edhe afatet kohore brenda të cilave do të kërkohet nga të dyja palët që të lëvizin.

Sipas të njëjtave burime, arritja e marrëveshjeve për telekomin edhe energjinë, zbatimi i IBM-së, si dhe hapja e zyrave ndërlidhëse janë veprimet që BE-ja po i pret të ndodhin deri në ceremoninë e shënimit të Traktatit që vlerësohet që ka krijuar zyrtarisht Bashkimin Evropian. (LajmeShqip.com)