Lajme Shqip Wednesday, 28 November 2012 13:33

Morinë – Dy grupe njerëzish nga Kosova dhe Shqipëria të prirë nga kreu i Aleancës Kuq e Zi ,Kreshnik Spahiu, si dhe nga kryetari i Fondit për Bashkim, Ibish Hetemi, duke marshuar nga të dy anët e kufirit, janë takuar dhe përqafuar si vëllezër pikërisht në mes të dy pikave kufitare Kosove -Shqipëri, në Morinë, duke shënuar kështu edhe simbolikisht bashkimin kombëtar. 

Të dy ideatorët e këtij zhvillimi theksuan se bashkimi kombëtar i shqiptarëve do të ndodhë dhe kjo do të jetë një përfundim normal i aspiratave të brezave, që për këtë qëllim bënë edhe aq shumë sakrifica.   

Pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje nuk janë ndalur nga askush në pikat kufitare të anëve përkatëse.

Tashmë ka filluar ceremonia zyrtare e organizuar nga Aleanca Kuq e Zi, ku pritet edhe simbolikisht të thyhet muri ndërmjet këtyre dy pjesëve të shtetit shqiptar, Shqipërisë e Kosovës.(Kosovapress)