Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 15:51

Tiranë – Kryetari i ri i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, pas ceremonisë së betimit të hënën para këshillit bashkiak, priti në zyrën e tij disa përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, në të parin takim zyrtar të tij si drejtues i kryeqytetit.

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, ambasadorja e Polonisë, Irena Tatarzynska, vendi i së cilës mban presidencën e radhës së BE-së, zv/ambasadorja e SHBA-së, Deborah Jones dhe i dërguari i Delegecionit të KE-së, Luigi Brusa, i uruan kryebashkiakut Basha suksese në detyrën e re në administrimin e kryeqytetit.

Mesditën e sotme, pas procedurave të konstituimit të Këshillit Bashkiak, kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, me kryerjen e betimit, nisi zyrtarisht detyrën e drejtuesit të ri të kryeqytetit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm dhe diplomatët e mësipërm, rezidentë në Shqipëri.