Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 14:48

Tiranë – Policia Bashkiake e Tiranës ka konstatuar ndërtime pa leje dhe paligjshmëri të tjera në fushën fiskale dhe në sektorin e qarkullimit, gjatë kontrollit të ushtruar 24 orët e fundit në kryeqytet.

Sipas bashkisë së kryeqytetit, pas publikimit të numrit të telefonit, qytetarët e Tiranës kanë bashkëpunuar me Policinë Bashkiake dhe kanë bërë me dhjetra denoncime, teksa kjo  fundit  ka marrë masat përkatëse, të parashikuara në ligj.

Kështu, në njësinë numër 1 janë konstatuar 2 ndërtime pa leje dhe është bërë bllokimi i tyre. Në njësinë numër 2 u bllokuan 3 ndërtime pa leje. Në njësinë numër 3 u vendos bllokimi në 3 ndërtime pa leje. Në njësinë numër 4 policia Bashkiake bllokoi 2 punime pa leje. Në njësinë numër 5 u konstatuan dhe u bllokuan 4 ndërtime pa leje. Në njësinë numër 6 u verifikua dhe u bllokua 1 ndërtim pa leje. Në njësinë numër 7 u gjetën dhe u bllokuan 5 ndërtime pa leje. Në njësinë numër 9 u konstatuan 2 punime pa leje, që u bllokuan nga Policia Bashkiake. Në njësinë numër 10 u hasën 4 ndërtime pa leje dhe ndaj tyre u morën masa. Në njësinë numër 11 u bllokuan 2 punime pa leje.

Gjithashtu, Policia Bashkiake gjatë kontrollit të territorit në 24 orët e fundit zbuloi 76 subjekte tregtare të paregjistruara si dhe 34 subjekte që nuk kishin paguar hapësirën publike.

Policia Bashkiake bllokoi edhe 19 automjete të parkuara në mënyrë të kundraligjshme si dhe mori masa për sigurimin e qetësisë në disa ambiente në kryeqytet, që vuanin nga ndotja akustike, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.