Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 10:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në vizitën e saj për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në delegacion me vete ka marrë edhe një njeri të “fortë”. Ajo me vete e ka marrë edhe shefin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimin.

 

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime të afërta me presidenten e Kosovës.

“Shefi i AKI-së, Agron Selimi ka udhëtuar së bashku me Jahjagën për në Washington. Në këtë udhëtim ai ka zhvilluar takime të nivelit të lartë”, kanë thënë këto burime, pa dhënë detaje tjera.

Kjo është hera e parë që një shef i AKI-së udhëton së bashku me shefin e shtetit drejt SHBA-ve./ Gazeta Blic