Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 17:48

Tiranë – Përkujdesja dhe lehtësitë në infrastrukturë për fëmijët me aftësi të kufizuara zënë vend të veçantë në programin e kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Gjatë një vizite të zhvilluar në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi’, Basha u njoh me nevojat e tyre dhe premtoi se do të rrisë fondet për financimin e projekteve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara, sikundër në bashki do të funksionojë një Këshill i veçantë për këta persona.

“Buxheti i kësaj shkolle që ka të bëjë me investimet dhe shpenzimet, do të jetë i rishikuar në favor të kësaj shkolle dhe aktivitetit të saj. Jo gjithçka do të varet vetëm nga dora e vullnetarëve që u jemi mirënjohës. Unë kam në plan ngritjen e një Këshilli, të kryesuar nga kryetari i Bashkisë, me pjesëmarrjen e të gjitha organizatave të personave me aftësi të kufizuar, sepse interesi i tyre shprehet më mirë nëpërmjet përfaqësuesve të tyre dhe zëri do tu dëgjohet në kryeqytet”, tha Basha.

Mungesa e vëmendjes së Bashkisë ndaj kësaj shtrese, ka qënë një shqetësim i ngritur sistematikisht prej tyre.