Lajme Shqip Wednesday, 03 July 2013 15:08

Tiranë – Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha shpalli sot kandidaturën për kreun e PD-së, pas dorëheqjes së Sali Berishës. 

Adminsitrata e PD-së ka refuzuar sot kandidimin e Aleksandër Biberajt, për shkak të çështjes së anëtarësisë pas largimin nga partia dhe bashkimit me FRD-në.
Ndërkohë, dje Sokol Olldashi bëri publik vendimin për kandidimin e tij në garën për kryetarin e PD-së. Olldashi theksoi se do të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë, transmeton BW.
PD pret te zgjedhe kryetarin e ri pas dorëheqjes nga ky post të Sali Berishës, si pasojë e humbjeve në zgjedhjet e 23 qershorit. Lideri Sali Berisha paralajmëroi në mbledhjen e fundit të kryesisë së PD-së se, pasardhësi i tij do të zgjidhet në fillim të muajit gusht, ndërsa bëri të qartë se në garë mund të marrë pjesë çdo anëtarë, zyrtar dhe drejtues i PD-së përmes votimit të anëtarësisë dhe jo Kuvendit, siç është me aktualisht me statusin e Partisë Demokratike.