Lajme Shqip Thursday, 10 October 2013 15:23

Tiranë-I prerë dhe i ashpër në përgjigje ka qenë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në reagimin që bëri rreth thirrjes për konsensus që i bëri nga Kuvendi kryeministri Edi Rama.

“Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit nga foltorja e Kuvendit, i them tërhiq katin normativ dhe fut në zbatim ligjin për nëpunësin civil. Tërhiq këtë thikë që i ngule pas shpine konsensusit”, tha Basha gjatë një prononcimi për mediat jashtë selisë së PD.

Nëse nuk e tërheq aktin, sipas Bashës, Rama bën gjë tjetër vecse gënjen shqiptarët. Ai tha se qeveria nuk kërkon konsensus, por nënshtrim, sikurse kërkon që opozita t’i nënshtrohet vullnetit arbitrar dhe antikushtetus të aktit normative që merr përsipër të zhbëjë një ligj me 3/5.

“Akti normativ mbetet fakt, shkatërron konsensusin, marrëveshjen unanime me votën unanime në Kuvend për një nga tre ligjet e Brukselit. Të jeni të qartë asgjë nuk ka ndryshuar, nuk do konsensus, nënshtrim, që opozita ti nënshtrohet vullnetit arbitrar, akti normativ zhbën një ligj votuar me 3/5. Opozita shqiptare do të qëndrojë fort në mbrojtje të vlerës së konsensusit dhe ligjit, nëse me te vërtetë do dialog dhe konsensus për çdo problem që mendon se ka evidentuar në mënyrë të ligjshme opozita është e gatshme, por është ai që i ka prerë rrugën këtij dialogu, duke miratuar në errësirë aktin normativ”- tha Basha.

Kreu i PD theksoi se, Rama sot gënjeu shqiptarët, kur tha se ekspertet e BE kishin parashikuar hyrjen ne fuqi te ligjit pas nje viti. “Ekspertët e BE kishin parashikuar hyrjen e ligjit në fuqi 15 ditë pas aprovimit nga Kuvendi”- tha ai.

Sipas Bashës, “thika që i nguli në shpinë konsensusit në errësirë në pabesi më 30 shtator është akti më i rëndë e i paprecendet në historinë e politikës shqiptare. Konsensus që nuk është shkelur asnjëherë përvec këtij rasti, kati normativ mbetet një fakt, shkatërroi marrëveshjen unanime dhe votën unanime për një nga 3 ligjet si kusht për vendin kandidat në parlament”./bw/