Lajme Shqip Sunday, 29 September 2013 13:57

Tiranë- Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë se Edi Rama është duke destabilizuar vendin me përpjekjet për ndryshimin e ligjit të nënpunësit civil. Sipas tij, këto ndryshime kanë si qëllim spastrimin e administratës.
“Pikë së pari konstatojmë 3 gënjeshtra në një fjalë. Gënjen kur thotë ligji është i pazbatueshëm. Ligji i votuar me unanimet, thotë se aktet nënligjore do bëhen 3 muaj pasi të hyjë në fuqi. Pra në mos qoftë keqkuptim është gënjeshtër e pastër. Gënjen kur thotë se ka kërkuar konsensusin e opozitës dhe PD, asnjë akt nuk kemi pasur deri më sot për të kuptuar se cfarë pengon zotin Rama të zbatojë ligjin. Gënjen kur thotë se është sugjerimi i partnereve se është ai që e ka kërkuar në mënyrë tinzare nëpërkëmbjen kriterin e BE”, u shpreh Basha, raporton tema.
“Ligjet nuk janë që të gjykojë kryeministri apo qytetarët nëse janë apo nuk janë të zbatueshme, atë e vendosin gjykatat e vendit. Kryeministri, ministrat dhe qytetarët janë që të zbatojnë ligjin. Ligji hy në fuqi më datën 1 tetor, ky është vullneti i sovranit me votë unanime më 30 maj. Çdo përpjekje për të minuar procesin është për t’i vënë shkopinjtë në rrota integrimit. Ligji hyn në fuqi, këtë e ka vendosur Parlamenti”, vijoi Basha, duke i bërë thirrje mazhorancës të heqë dorë nga tentativa e spastrimit të administratës.