Tiranë – I shoqëruar nga i ngarkuari me punë i Kosovës në vendin tonë, Basha vendosi kurorë me lule pranë bustit të komandatit legjendar të luftës çlirimtare të Kosovës.
Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e Adem Jasharit për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve dhe premtoi se vitin tjetër, në të njëjtin vend ku sot ndodhet busti i tij në Tiranë, do të vendoset një përmendore e tij, e realizuar nga skulptori i njohur Muntaz Dhrami. “Është dita e lindjes së Adem Jasharit, por edhe dita e rilindjes së tij dhe gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan në altarin e sakrificës për lirinë e kombit, pavarësinë e tij dhe për të drejtat e qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”, tha Basha.
“28 Nëntori është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, është dita e Flamurit Kombëtar, por ka një domethënie shumë të madhe. Në histonë tonë, njihet si dita e ngritjes së flamurit në Krujë nga heroi ynë Gjergj Kastriot Skënderbeu, por është edhe dita e lindjes së heroit së luftës së Kosovës, Komandatit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Nuk ka rastësi. Është dita e lindjes së Adem Jasharit, por edhe dita e rilindjes së tij dhe gjithë atyre që dhanë jetën dhe u flijuan në altarin e sakrificës për lirinë e kombit, pavarësinë e tij dhe për të drejtat e qytetarëve shqiptarë kudo që ata jetojnë”.
|

28 November 2011 13:12
28 November 2011 12:00
28 November 2011 11:52
28 November 2011 11:47
28 November 2011 09:56
28 November 2011 09:45
28 November 2011 09:12
27 November 2011 15:33
27 November 2011 15:21
27 November 2011 14:11