Lajme Shqip Monday, 26 August 2013 11:59

Tiranë – Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar mbi ardhjen e më shumë se 50 arkitektëve, planifikuesve urbanë dhe ekonomistëve, të thirrur nga qeveria e ardhshme. Sipas Bashës, Rama i ka thirrur ata për të ndarë dhe grabitur pronat e bregdetit, shkruan tema
“Kryesocialisti ka thirrur disa arkitektë të huaj, me të cilët ka punuar e qarkulluar konkurse në Bashki dhe ka përjashtuar në bllok të gjithë ekspertët e mirëfilltë shqiptarë. Dhe ka dy ditë që punohet me dyer të mbylluara për çfarë mendon të bëjë në pjesët më të çmuara të vendit. Sidomos bregdetit. Po ndahet torta në mënyre okulte. Pushteti lokal është jashtë loje. Në rend të ditës grabitja e pronave të bregut dhe stimulimi i bizneseve të fshehta që financuan në fushatë. Po e bën këtë pa asnjë plan e proçes transparent. Konferenca nesër është vetëm fasade. Pasi pazaret u bënë dje dhe sot. Por gjenerata e re e shqiptarëve nuk mund ta pranojë pazarin me te ardhmen në emër të interesave të së shkuarës”, shprehet Basha, të cilit duket se i ka lënë radhë Berisha që të reagojë ndaj Ramës ditën e sotme.