Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 08:34

Uashington-Vizita e kyetarit të Bashkisë së Tiranës Luzim Basha ne SHBA është mbyllur me një takim me komunitetin shqiptar në New York, takimi i parë i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që Diaspora shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare.

Një kontribut të rëndësishëm, sipas tij, kjo diasporë po jep dhe sot për zhvilimin ekonomik të Shqipërisë , Kosovës e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët.

Kryebashkiaku theksoi se në të gjitha takimet që ka zhvilluar që nga Departamenti i Shtetit ai i Tregtise, Kongresi Amerikan, institucione financiare si “OPIC” (Korporata e Investimeve Private Amerikane) dhe Exim Bank, Instituti Kombëtar Demokratik, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Qendra për Studime të Avancuara të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins”, Fondacioni “Heritage” me biznesmenë te njohur amerikan dhe shqiptaro -amerikanë, me Bashkinë e Uashingtonit etj, ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.

Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar. (LajmeShqip.com)