Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 11:25

Tiranë- Pas 18 vitesh pritet të zhvendoset linja e tensionit të lartë, e cila ndodhet tek Bulevardi Zogu i I. Zhvendosja e linjës, e cila ka qenë një shqetësim i madh për banorët e kësaj zone, do përfundojë tërësisht brenda javës së parë të shtatorit.

Bashkia Tiranë njofton se “Për shkak të komplesitetit të punës për futjen nëntokë të kësaj linje është marrë një ekip i specializuar nga jashtë. Ekspertët e huaj kanë konsideruar punën e zhvendosjes së linjës së lartë si një ndërhyrje kirurgjikale. Kjo linjë ka qenë një shqetësim i madh për banorët. Zhvendosja e kësaj linje premtim i Bashës”. Bashkia Tiranë thekson se “linja nëntokësore i hap rrugë zgjatimit të Bulevardit”.

Ndërkohë ka reaguar dhe OST në lidhje me zhvendosjen e shtyllës së tensionit të lartë. “Do të zëvendësohet linja ajrore përgjatë Bulevardit ‘Zogu i Parë’. Kjo linjë shërben për të furnizuar qendrën e Tiranës. Pas disa ditësh përfundojnë punimet për këtë linjë. Linja ajrore ka qenë një zgjidhje emergjente në 1998. Punimet nga një firmë e specializuar zvicerane”.