Lajme Shqip Tuesday, 05 November 2013 17:13

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi sot anulimin e zgjedhjeve në Korçë pas transmetimit nga top Channel të videos e cila tregon blerjen e votave nga stafi i kandidatit të majtë. Në një konferencë për shtyp, Basha u shpreh se PS-ja bleu me paratë e mafias votat e qytetarëve korçarë.

“Ky është shpjegimi i paligjshmërisë që po ngrenë në sistem, eliminimi i zgjedhjes së lirë nëpërmjet blerjes së votës, denoncojmë këtë krim të rëndë, blerja e votës, vrasja e demokracisë”- tha Basha.

Basha i kërkoi prokurorisë të bëjë sekuestrimin e materialeve në zyrat e PS në Korcë, hetim të ekzekutorëve të blenë votat, dhe organizatorëve që përdorën paratë e mafias për të blerë pushtetin.

“Hetimi te shtrihet te burimet e financimit, ku u gjetën paratë, kush janë financuesit e krimit, vetëm hetimi i plotë i krimit dhe parave të krimit do e bëjë të besueshëm. PD kerkon anulimin e zgjedhjeve botërisht të manipuluara në Korcë dhe krijimin kushteve për përsëritjen e tyre sipas ligjit”-tha Basha/albeu/