Lajme Shqip Tuesday, 07 February 2012 21:30

Tiranë-Pas vizitës që zhvilloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha është takuar më Ambasadorin Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.

Ata janë parë sot pasdite në një prej lokaleve në zonën e ish-bllokut në kryeqytet .    

Pas takimit, Basha dhe Arvizu nuk dhanë asnjë koment për mediat.

Ky takim, vjen një ditë pas vizitës zyrtare të kryebashkiakut Basha në SHBA, i cili zhvilloi takime me zyrtarë të lartë dhe personalitete të njohura ku bëri të ditur strategjinë për Tiranën ndërsa ftoi biznesin amerikan për investime. (LajmeShqip.com)